Gazetari Mustafa Nano totë se është lajm i mirë vendimi i SHBA-ve për ish-kryeministrin Berisha.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Nano e cilësoi vendimin vdekje politike e Berishës, ndërsa shtoi se nuk përjashton edhe burgosjen e tij.

“Jam i lumtur që Berisha vdiq politikisht. Dëmi që ai bën nuk është se s’ia bën familjes së vet.

Vendimi për të qëndruar në PD ka penalizuar PD. Basha për shkak të tij nuk merr dot vendime.

Zgjidhja sipas meje është: Berisha ka në dorë ta shndërrojë PD në një Hamas të Shqipërisë.

Ta bëjë antiamerikane dhe ta kthejë garën mes socialsitëve perëndimorë dhe demokratëve antiperëndimorë.

Nuk e përjashtoj që Berishën ta rrasin Brenda”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re