Shembjen e ndërtimeve pa leje në prag të sezonit turistik analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si një “lëvizje budallaqe” të qeverisë. I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Nano tha se nuk është hera e parë që kjo ndodh në prag të sezonit turistik, ndërkohë që shtoi se shembja e ndërtimeve do të krijojë gërmadha dhe do të prishë bukurinë e natyrës.

Nano, qeveria nis së shpejti një tjetër operacion për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, duke paralajmëruar  ndeshkim te forte ligjor për ata qe kane abuzuar. Shteti duket sikur tregon dhembet me fushata, nuk bën atë që ka për detyrë parandalimin?!

Nuk jam i informuar për çfarë ndërtimesh pa leje bëhet fjalë, për ato të 8 viteve apo në kohë. Do jetë më mirë ta parandalojnë nëse janë ndërtesa të 8 viteve. Por kam përshtypje që janë ndërtime të hershme. Ajo që kam vënë re pse e bëjnë në prag të sezonit turistik, më duket lëvizje budallaqe. Do vijnë të huajt dhe do shohin përveç bukurisë së natyrës edhe një gërmadhë.

Sot Gjykata Kushtetuese vendosi te mos pranoje dëshmitë e titullarëve te disa institucioneve, por vetem te eksperteve. Nëse aktivistet dhe presidenti e fiton këtë beteje mendoni se faturën do ta mbaje zoti Veliaj?

Nuk besoj se GJK mund të marrë një vendim kundër qeverisë, kundër maxhorancës. Në prishjen e Teatrit kemi parë një maxhorancë të koncertuar me në krye Edi Ramën. Është një gjë e bërë nga Rama dhe është mobilizuar parlamenti, ministria e kulturës, bashkia.

Sikur Gjykatën Kushtetuese ta merrte atë vendim do ishte shumë interesante sepse do na bënte të mendonim që qeveritë që do të vinin nuk do ti kruanin brirët me Gjykatën Kushtetuese, por do kishim Gjykatën Kushtetuese nga njëra anë dhe maxhorancën nga ana tjetër. Unë kam qenë pro prishjes së teatrit. Në këto rrethana do krijohej një situatë interesante dhe do flisnim me një gjuhë tjetër nëse do ndodhte dhe do jepej prova e drejtësisë së re, por nuk besoj se mund të ndodhë kjo.

Rama ndodhet ne Turqi për një tjetër vizitë brenda një kohe të shkurtër. Arsyet zyrtare janë bashkëpunimi në disa fusha, si teknologjia, arsimi. Shihni diçka përtej kësaj?

Unë shoh diçka tjetër dhe jam i shqetësuar nga ky frekuentim i shpeshtë i Ramës. Turqia është aleat strategjik i Shqipërisë edhe nëse na lënë të gjithë ata nuk do ta bëjnë. Për ne që kemi këtë pozicion që kemi në Ballkan aleanca me Turqinë  është e rëndësishme por në të njëjtën kohë na duhet një diplomaci inteligjente që mos bëhemi pre e politikave të otomanizimit që prej kohësh ata po përpiqen të rikuperojnë.

Do doja që ministri i Jashtëm të kishte inteligjencën që tu thotë atyre që të respektojnë edhe tendencën tonë perëndimore. Nëse krijohet ideja e otomanizimit rrezikohet fati i gjithë kombit shqiptar. Besoj që nëse gjendet gjuha, bindet edhe Erdogani.