Zgjedhjet e pjesshme vendore, më shumë sesa për maxhorancën, do të jenë një test për PD-në e ndarë më dysh.

Sipas analistit Mustafa Nano, zgjedhjet për 6 bashki do të japin disa përgjigje për peshën reale të Bashës dhe Berishës.

Megjithatë, Nano sheh një zbehje të figurës së Berishës që nga protesta e 8 janarit në selinë e PD-së.

“Një nga gjërat që këto zgjedhje i bën interesante është gara mes Berishës dhe Bashës. Nuk është ajo mes Ramës dhe opozitës.

Unë jam kureshtar se si do të dalë kjo garë. Po vë re një Berishë që po fiket në mënyrë graduale. Edhe Basha po manifeston njëfarë entuziazmi.

Po ndodh ajo që kisha parashikuar: kulmi ishte stadium dhe do të niste rënia graduale. Fakti që ai nuk e mori dot selinë ndikon edhe të mbështetësit.

Ai nuk e nxori dot Bashën, kjo e penalizon. Kam përshtypjen se ai po jeton një dramë. Nëse Basha merr më shumë vota se ai, atëherë është përfundimisht i zhdukur.

Meta me siguri do të bëjë aleancë me Berishën por kjo do të damkoset si aleanca non grata”, tha ai.