Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, ia ka dërguar një ultimatum publikisht kryeministrit të Kosovës, pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i Ministrit të Brendshëm, duke vënë në pozita të rrezikshme qeverinë e Albin Kurtit. Ultimatumi erdhi pasi Kurti e shkarkoi ministrin Veliu me një të rënë të lapsit sepse sipas tij, përhapi panik për koronavirusin.

Mirëpo, Isa Mustafa e ka paralajmëruar Kurtin që të anulojë vendimin për Veliun, nënkryetar i LDK dhe të heqë taksën ndaj Serbisë deri në fund të javës; në të kundër, këto vendime të njëanshme të Kurtit do të çojnë në prishjen e koalicionit qeverisës të Kosovës.

Mesazhi i plotë i Isa Mustafës

Qytetarë të nderuar

Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.

Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit.

Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së.

Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.

Kërkoj nga Kryeministri të anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të marrë vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.

Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. “

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re