Skip to content

Mustafaji: Do zgjedhim kandidatët më të mirë për deputet, detyra më e vështirë që kam marrë përsipër

Besnik Mustafaj ka folur për herë të parë për mediat nga pozicioni i anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD.

Publicisti dhe politikani i djathtë tha se përzgjedhja e kandidateve për deputet nga një komision ekspertësh është një process i panjohur në historine politike të Shqipërisë në 3 dekadat e fundit. Mustafaji shton se ka vënë re prurje të shumta dhe cilësore nga anëtarësia e PD.

Nuk jam zëdhënësi i Komisionit, por mund të them përshtypjet e mia personale të cilat janë shumë optimiste. Është një proces i ri, i panjohur në historinë politike të Shqipërisë së këtyre 30 viteve. Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve në të gjithë Shqipërinë kanë qenë serioze.

Besnik Mustafaj shtoi se kjo është detyra më e vështirë dhe delicate që ka pasur ndonjëhere nga qënia në jetën politike.

Ne jemi seriozisht të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontigjenti që përbëjnë burime njerëzore të mëdha, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë. Gjërat janë në vazhdim, unë shpresoj që, në fund të këtij procesi, të dal i paturpëruar, sepse është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër.

Vec Mustafajit, në komision do të jenë edhe Bujar Nishani, Genc Ruli, Mark Marku dhe Enriketa Papa.