Pasi koronavirusi i ri që është përhapur në Britani po rrezikon gjithë botën, ka ardhur dhe reagimi i parë jozyrtar nga ana e qeverisë shqiptare. Nëpërmjet drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, qeveria thotë se një vaksinim universal është i domosdoshëm, dhe vendet e fuqishme nuk duhet të vlejnë të gjitha dozat e vaksinës.

“Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë COVID-19 rezistent ndaj vaksinës ekzistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar. Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por ja që një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme. Vaksinimi universal është një domosdoshmëri,”- shkruan Fuga në një postim në Tëitter.

Lidhur me llojin e ri të koronavirusit që është përhapur në Britani, i cili është shumë herë më ngjitës, shumë vende europiane kanë vendosur si masë të parë ndalimin e fluturimeve nga Londra për të paktën 72 orët e ardhshme, deri në një qendrim më të uifikuar.

Shqipëria nuk ka marrë ende asnjë masë, dhe fluturimet vijojnë si normalisht. Një avion ka mbërritur sot nga Anglia në Shqipëri në orën 01:25 të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës së nesërme janë parashikuar të mbërrijnë tre avionë të tjerë, bëjnë me dije burime për Faxëeb.al.

Fluturimi i parë do të jetë të martën nga Londra, në orën 01:25, i dyti në orën 11:20 dhe fluturimi i tretë do të jetë në 11 e 25. Nga qeveria derimë tani nuk ka pasur asnjë reagim, për këtë zhvillim që zë faqet e para të të gjitha mediave ndërkombëtare.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re