Skip to content

Muzetë e Beratit mirëpritën mbi 4 mijë vizitorë në 3 muajt e parë të vitit

Muzete e Beratit mirepriten mbi 4 mije vizitore ne 3

Muzete e Beratit mirepriten mbi 4 mije vizitore ne 3

Muzeu Ikonografik “Onufri” dhe Muzeu Etnografik, Berat mbeten atraksionet turistike të preferuara nga turistët e huaj dhe vendas përgjatë tre muajve të parë të vitit 2019.

1554378674 44 Muzete e Beratit mirepriten mbi 4 mije vizitore ne 3
Muzete e Beratit mirepriten mbi 4 mije vizitore ne 3

Numri i vizitorëve në këto muze për periudhën janar-mars 2019, ka shënuar një rritje të dukshme, gati 68% më shumë se e njëjta periudhë e viti 2018. Gjatë muajve janar- mars të 2018 muzetë e Beratit kanë mirëpritur 2545 vizitorë ndërsa përgjatë këtyre muajve gjatë 2019 ky numër ka shkuar në 4296 vizitorë pra 169% më shumë vizitorë se në 2018.

Të ardhurat nga biletat për peiudhën janar – mars 2019, kanë shënuar një rritje me gati 73% më shumë se e njëjta periudhë e 2018.

Muzeu Etnografik është krijuar në vitin 1979 në një banesë me arkitekturë karakteristike beratase. Periudha e ndërtimit i përket shekullit të XVIII.

Mjedisi i jashtëm i këtij muzeu shquhet për një kombinim të natyrshëm të objekteve te mëdha muzeale. Pranë pusit është vendosur mëngra (mulliri shtypës), si dhe presa e drunjtë që shërbente për nxjerrjen e vajit nga ulliri.

Gjithashtu këtu ka edhe shumë enë të mëdha qeramike që përdoreshin kryesisht për mbajtjen e produkteve të lëngshme. Ky muze ka një fond të pasur me rreth 1200 objekte.

1554378675 156 Muzete e Beratit mirepriten mbi 4 mije vizitore ne 3

Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek. XVI. Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, ka qenë katedralja e qytetit e cila është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas bizantine në qytetin e Beratit.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë.