Muzeu i artit mesjetar në Korçë vijon të jetë institucioni më i vizituar nga turistët vendas e të huaj, ku vetëm gjatë vitit të kaluar ka patur mbi 30 mijë vizitore.

Sipas drejtoreshës së këtij muzeu Fjoralba Prifti turistët veçanërisht ata të huaj tregojnë një interes të shtuar për objektet që i përkasin shekullit të XVI-XVII, atëherë kur ikonografia shqiptare shenoi kulmin.

 “Harmonia midis ndërtesës bashkëkohore dhe ikonave mesjetare është nju surprizë shumë e bukur për turistët. Çdo muaj ka patur një shtim të madh të numrit të turistëve dhe Vizitorëve por duhet pranuar dhe që vera mban kulmin e këtij numri.”, tha drejtoresha e muzeut mesjetar në Korçë Fjoralba Prifti.

Edhe në ditët e para të këtij viti nuk kanë munguar vizitorët. Ndërsa për të tërhequr sa më shumë turistë, muzeu shpesh organizon ekspozita me ikonat e ralla.

 “Krahas ekspozitës së përhershme në hapin deh ekspozita të përkohshme, ku nxjerrim herë pas here ikona të paekspozuara më parë të cilat restaurohen nga laboratori i restaurimit sipas një plan-projekti që bëjmë në çdo fillim viti”, shtoi Prifti.

Në muzeun e artit mesjetar në Korçë, i vetmi i këtij lloji në vendin tonë ndodhen me shume se 7200 ikona, 400 prej të cilave janë të ekspozuara për vizitorët./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re