27 shtator Në Ditën Boterore të Turizmit, Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat i bashkohet suksesit kombëtar të Shqipërisë në turizëm.

“Falë koordinimit të shkëlqyer të shumë institucioneve dhe sipërmarrjeve private kemi njohur këtë vit numrin më të lartë të vizitorëve në Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Berati ka arritur shifra rekord vizitorësh”, thuhet në faqen online të QKM Berat, duke shtuar se kjo qendër po bën më të mirën me gjithë kapacitetin njerëzor e intelektual, për ruajtjen, edukimin e promovimin e trashëgimisë kulturore kombëtare.

Edhe DRTK Berat sot është përqëndruar tek turizmi si një motor zhvillimi dhe sfida më e madhe për t’u përballur me profesionalizëm.

Tema e Ditës Botërore të Turizmit 2023 është “Turizmi dhe Investimet e Gjelbra”. Kjo temë thekson rëndësinë e bërjes së turizmit më të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit. Investimet e gjelbra përfshijnë përdorimin e parave dhe burimeve për të mbështetur praktikat eko-miqësore në industrinë e turizmit.

Dita Botërore e Turizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e sektorit të turizmit dhe ndikimin e tij në shoqëri, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik.

/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re