3 qershor Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh gjatë majit të këtij viti.

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat bën të ditur se “në maj të këtij viti muzeu u vizitua nga 10 081 vizitorë, ndërsa janë mbledhur 2.026.470 lekë, duke shënuar një dyfishim të numrit krahasuar me majin e 2022”.

Sipas QKM Berat, në maj të vitit të kaluar  muzeu u vizitua nga 4 628 vizitorë dhe u mblodhën 935.150 lekë.

“Gjatë majit muze pati një fluks të lartë vizitorësh nga e gjithë bota, ndërsa në ditët e para turistët që kanë vizituar muzeun janë nga Polonia”, thekson QKM Berat.

Muzeu Ikonografik “Onufri”, që mban emrin e njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shekullit XVI, është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, e cila ka qenë katedralja e qytetit, që është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1 500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë.

#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/06/muze5.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/06/muze4-Copy.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/06/muze1-Copy.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/06/muze2-Copy.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/06/muze3-Copy.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 5

/k.s/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re