Eshtë ndarë nga jeta diten e sotme në moshën 85-vjeçare kompozitori i njohur dhe ish-profesori i Universitetit të Prishtinës, Fahri Beqiri.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur muzikanti Ylber Asllanaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pusho në paqe prof.Fahri do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!”, ka shkruar Asllanaj.

Fahri Beqiri u lind në vitin 1936 në qytetin e Mitrovicës. Rrugëtimin e tij profesional e filloi në shkollën e mesme të muzikës në Prizren për t’i vazhduar studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd.

Beqiri ka qenë dirigjent i korit dhe orkestrës frymore në Mitrovicë, tërë aktiviteti i tij është i lidhur ngushtë me organizimin, promovimin e muzikës në vend.






Previous articleUdhetimet drejt Italise, Air Albania ben njoftimin e RendesishemNext articleRikthehet ndryshe “Big Brother” me personazhe vip, ja detajet qe u zbuluan

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re