Katër shtetas janë proceduar në Durrës për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë inspektimeve në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, efektivet e policisë kanë konstatuar dy lokale që kishin vendosur muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Për këtë arsye u proceduan penalisht shtetasit: M. S., 32 vjeç dhe V. L., 45 vjeç, banues në Durrës, DeeJay dhe pronar i një resorti në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë;

E. P., 31 vjeç dhe S. L., banues në Durrës, DeeJay dhe menaxher i një hoteli, në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re