Skip to content

Muzikë në “kupë të qiellit”, policia shoqëron banakierin e një lokali

Lokalet që punojnë jashtë orarit të përcaktuar dhe ato që prishin rendin dhe qetësinë publike me muzike shumë të lartë, janë kthyer tashmë në objektiv të punës së policisë.

Mbrëmjen e të shtunës gjatë inspektimit në rrugën “Muhamed Gjollesha”, efektivet kanë konstatuar një lokal që vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Banakieri i lokalit, shtetasi B. H., 21 vjeç, u procedua penalisht, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”,

Po ashtu janë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtij lokali.