Njoftimi i Policisë:

Velipojë/Shkodër
U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohen penalisht pronari dhe menaxheri i subjektit. Gjithashtu, vendoset masë administrative 1.000.000 lekë për subjektin.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 8 pajisje muzikore. Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasit: V. M., 34 vjeç, banues në Gomsiqe e Re, Velipojë, pronari i subjektit në Velipojë dhe E. J., 25 vjeç, banues në Shkodër, menaxher i subjektit, pasi janë konstatuar duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të lejuar.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë për pronarin e këtij subjekti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 pajisje muzikore që u gjetën në ambientet e këtij subjekti.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re