Sot Myrto Uzuni ka zyrtarizuar hapin e madh në karrierë duke u prezantuar si futbollisti më i ri i klubit kroat Lokomotiva e Zagrebit. Sezoni i mirë i bërë në Kategorinë Superiore me 10 golat e shënuar me fanellën e Laçit bënë që të ishte një ndër emrat më të përfolur për tu larguar nga kampionati shqiptar.

Por ai vazhdoj të luante edhe ndeshjet europiane e fanellën bardhezi duke shënuar edhe goline  kualifikimit ndaj qipriotëve të Anorthosis Famagusta. Por ai luajti edhe në tre ndeshje të sezonit të ri duke shënuar edhe golin ndaj Skënderbeut që do të jetë një nga golat kornzië të këtij sezoni.

Uzuni tani pritet të nis një aventurë të re duke shpresuar që Lokomotiva të jetë edhe trampoline e fundit drejt futbollit të madh.

Marrëveshja është mbyllur për 350 mijë euro ndërsa Uzuni i shpqëruar nga i ati dhe menaxheri i tij ka prezantuar edhe fotot me fanellën e re./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re