Lëvizjet tek Tomori po vazhdojnë dhe gjatë fundjavës janë dy futbollist të sezonit të shkuar Florian Daci dhe Aldo Mitraj që konfirmohen se nuk do të jenë pjesë e Tomorit për sezonin e ardhshëm. Ata të dy janë zyrtarizuar tek Liria e Prizrenit edhe pse gjatë kësaj vere për asnjë moment nuk janë paraqitur në Berat duke mos qënë në planet e skuadrës së re.

Por dje është konfirmuar edhe një tjetër largim dhe bëhet fjalë për mesfushorin Berion Myzyri. Futbollisti 23 vjeç largohet pas 6 sezonesh tek Tomori duke provuar të luaj nga moshat tek ekipi i parë me fanellën e Tomorit në të tre kategoritë.

Sipas asaj që mësohet Myzyri do të zhvendoset në Angli për të vazhduar jetën në ishull por pa patur ende një konfirmim nëse do të jetë pjesë e futbollit aktiv edhe në Angli.

Pas njoftimit për këtë largim është edhe klubi që me një komunikatë falenderon mesfushorin dhe shpjegon se arsyeja e largimit ka ardhur për shkak të ndryshimit të vendbanimit nga Myzyri.

Ndërsa gjatë kësaj jave priten edhe afrime të reja pasi në Berat është rikthyer edhe kryebashkiaku Petrit Sinaj dhe drejtuesit e klubit kanë patur një tjetër takim në bashki gjatë paradites. Ndërsa në skuadër vazhdon të ketë futbollist në provë ndërsa firmat mbeten vetëm 7 dhe tashmë Tomori duhet të nxitoj./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re