Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka mohuar që të ketë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, teksa nuk i ka kursyer akuzat për Sulin, duke e cilësuar si të “pashkollë”.

Në një reagim në rrjet sociale, Mziu shkruan se leja për të cilin flet kreu i ri i Bashkisë Rakip Suli, i është refuzuar kompanisë dy herë por pasi i plotësonte kushtet është lejuar që të bëjë ndërtimi.

Ish-kreu i Kamzës tha se këto akuza vijnë nga padituria e Sulit për të njohur ligjin.

“Rakip Suli, “Kryetar i Bashkise Kamez” i pashkolle, i emeruar nga “Rilindja”, nuk njeh asnje praktike ligjore ne ushtrimin e funksioneve!

I informuar dje nga burime mediatike per konfliktin e realizuar per dhenien e nje leje ndertimi ne Zonen e Paskuqanit po informoj mbare opinionin publik se kjo leje eshte dhene konform te gjithe procedurave ligjore, sipas informacioneve te marra nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Urban“, shkruan Mziu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re