Janë rreth 5 mijë banorë të gjashtë fshatrave të Luznisë që vuajnë nga mungesa e rrugës kryesore që lidh qytetin e Peshkopisë me qendrën e Komunës Luzni. Një pjesë e kësaj rruge u asfaltua në 2009, deri tek lumi Drin, ndërsa më tej nuk shkoi më, duke lënë në baltë gjithë zonën.

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu u shpreh:

Të jesh vetëm 10 km larg qytetit dhe të jetë kjo gjendje skandaloze, është e pa pranueshme që të braktisen qytetarët në këtë formë. Është vërtet për të ardhur keq që jo vetëm fshatrat e Luznisë por janë rreth 70%e fshatrave të pa asfaltuar. Në 8 vjet Rilindja ka rregulluar vetëm 2 rrugë fshatrash 6 km dhe ka fytyrë del të kërkojë votat e qytetarëve. Kështu paguhet blerja e votës. Shpagimi i shit-blerjes së votës gjithmonë bëhet me braktisje, vjedhje dhe në fund qytetarëve u mbetet zhgënjimi.

Ne në programin e Partisë Demokratike kemi prioritete të qarta;

Ngritjen e infrastrukturës rrugore, investimin në infrastrukturën turistike, dhe mbështetjen e bujtinave.

Mbështetjen e fermerëve me subvencione dhe grante për pikat e grimbullimit me qëllim që produktet tuaja të mos kalben dhe të hidhen përrenjve.

Hartimi i politikave të punësimit dhe kthimin e të rinjve(mendjes) për ti shërbyer vendit, si dhe çeljen e negociatave me BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re