Ish-kryebashiaku Kamzës, Xhelal Mziu  ka bërë krahasimet mes drejtimit nga ana e tij e bashkisë dhe pasaardhësit, Rakip Suli duke argumentuar se investimet  e tij i ndryshuan faqen qytetit. Mziu thotë për Sulin se se kanë dhënë premtime boshe.

Demokrati thotë se me fondet e bashkisë, kur ai e drejtonte pushtetin vendor,  u mundësua ndërtimi i rrugëve, lulishteve dhe ujsjellsa.

Reagimi i plotë: Çdo ditë inagurohej një rrugë, 167 rrugë ishin për vitin 2019, ose një KUZ, 70 ishin për 2019, ose një shkollë, apo kopsht, apo rikonstruksione objektesh publike, me dhjetëra familje e biznese futeshin në skemën e furnizimit me ujë, aktivitete sportive, kulturore e artistike, kishte gjallëri, kishte shpresë…

Çdo investim, shërbim, etj bëhej 100% me fondet e Bashkisë dhe zero lekë qeveria e rilindjes (bëhej diskriminim politik dhe krahinor)! Ka 9 muaj rilindasi 6%, asnjë rrugë, asnjë kuz apo kontratë uji, asnjë shkollë, kopsht, përkundrazi rrënim të pallatit kulturës, stadiumit, tregut, rrugëve, ndriçimit…

Papunësia, varfëria ekstreme, skamja eknomike, eksodi, falimentim biznesesh, humbje e shpresës…
Qytetarët janë në udhëkryq, zgjedhjet e reja, zgjidhje për të ardhmen e qytetarëve e qytetit të Kamzës!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re