Skip to content

“Na bëjnë presion, do iu heqim nga puna”, flasin punonjësit e landfillit Elbasan: S’jemi paguar për 2 muaj, jemi pa bukë…

Rreth 30 punonjës të landfillit të Elbasanit janë ngritur sot në protestë për shkak se nuk janë paguar prej 2 muajsh. Punonjësit qe merren me ndarjen dhe seleksionimin e mbetjeve kanë deklaruar se nuk janë paguar për 2 muaj.

Gazetarja e Faxnews Entela Duka tha në një lidhje se ata kanë thënë se paga është shumë e rëndësishme për shkak të kushteve ekonomike qe kanë.

Megjithatë sapo kanë parë mediat ata janë tërhequr nga protesta për shkak se i druhen një penalizimi të mundshëm nga ana e drejtuesve të lanfillit në Elbasan.

Ndërkohë ata kanë folur pak më vonë duke treguar se janë në kushte të rënda ekonomike.

“Kemi 2 muaj punojmë natë e ditë e zihemi për bidonat. Për ne spaska lekë. Jam pa bukë sot. Tjetri do lëket e qirave. Na bëjnë edhe presion. Nëse dilni në media do iu heqim nga puna. Ca pune iu prishim ne atyre. Iu bëjmë thirrje gazetarëve të marrin masa. Të gjithë punëtorët s’kemi marrë lekë”– tha njeri prej tyre.

“Jam vetë i 8-të në shtëpi. Këta thonë në këtë datë sot e nesër. Kemi dal se kemi dy muaj pa marrë rrogat”. Na kanë thënë që do i marrim. Ne rrimë me shpresa. Do vijmë prapë këtu.– tha një tjetër.

Ndërsa një prej përfaqësuesve të landfillit i kërcënon se nuk ka për të folur asnjë”.

“Nuk ka për të folur asnjë. E vendos kush e vendos” tha një ndër përfaqësuesit e landfillit, që i merr brenda punëtorët që po protestonin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb