1.Vera Grabocka dhe Timo Flloko: Timo një ndër figurat më të
rëndësishme të kinematografisë shqiptare dhe Vera një ndër regjisoret
dhe producentet më të suksesshme në vend. Ky çift pavarsisht se kanë një
mori vitesh të lidhur me njëri-tjetrin, ende duhen si ditën e parë.
Dashuria e tyre iu krijoi familjen që gëzojnë sot, i bëri prindër me
Lindën e më pas gjyshër.

2. Anila dhe Ardit Gjebrea: Prej plot 24 vitesh Anila dhe Arditi janë
shpatulla mbështetëse e njëri-tjetrit. Ato kanë ditur të ndajnë se
bashku si dashurinë, ashtu dhe anën profesionale, pa e lejuar këtë të
fundit t’iu vëri për poshtë ndjenjat. Edhe dashuria e tyre, u shoqërua
me pritje të ëmbla dhe me ardhjen në jetë të dy fëmijëve të tyre.

3. Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta: Ermali dhe Rezarta, premtuan që
para 15 vitesh se do të duhen në jetë të jetëve. Edhe sot e kësaj dite ,
kjo dashuri vazhdon. Madje në janar të këtij viti Rezarta i ka thënë
sërisht “Po” Ermalit, duke u martuar për së dyti me të.

4. Alketa Vejsiu dhe bashkëshorti: Alketa është njohur me të shoqin në një moshë të re, 19 vjeç dhe ai është dashuria e jetës së saj. Kjo dashuri u kurorëzua me martesë në vitin 2006 dhe që nga ajo ditë, marrëdhënia mes çiftit është bërë ende më e bukur, më e fortë dhe e bekuar me fëmijë që kanë qenë dhe motivi i tyre për të vazhduar

5. Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi: Ami dhe Ermali, dy personazhet më
të dashur për publikun, dashuria mes të cilëve lindi në skenën e
spektaklit të “Portokalli-së”. Ato u njohën në vitin 2005 dhe pas pesë
vitesh që jetuan një histori dashurie vendosën ta kurorëzojnë atë me
martesë në vitin 2010 më 10 Shtator. Tani janë prindër të dy fëmijëve
dhe çifti në fjalë është provë për dashurinë e vërtetë.

6. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj: Të dy këngëtarë dhe njihen si një
ndër çiftet më romantike të Showbizit. Janë njohur që në 2007-tën në
një stacion treni në zvicër. Dashuria e tyre është kurorëzuar me martesë
vetëm pas 12 vitesh histori. Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe ato kanë
ditur ta duan më së miri njëri-tjetrin dhe tani janë prindër të një
vogëlusheje të quajtur Ameli.

7. Orinda Huta dhe Turjan Hyska: Një ndër çiftet më jetëgjatë të Showbizit. Në fillim të lidhjes Orinda ishte këngëtare e re ndërkohë që Turi ishte pjesë e “Produkt 28” . Me rreth 10 vite histori dashurie, ato e kurorëzuan dashurinë e tyre në 27 Korrik të 2017-tës. Çifti ka provuar se dedikimi “Të dua sa të ketë jetë” nga ana e Turit, është mëse i vërtetë

8. Besi dhe Xhensila Myrtezaj: Besi dhe Xhensila, janë njohur krejt
rastësisht shumë vite më parë, por siç është shprehur vetë Xhensila
“Rastësia është mbret i botës.” Pas një historie të gjatë dashurie, ku
të dy provuan se janë të duhurit për njëri-tjetrin, Besi dhe Xhensila
kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 1 Shtator 2017-të.

9. Oni Pustina dhe Linda Poda: E gjetën dashurinë tek “Dancing with
the stars” në vitin 2010 dhe që nga atëherë nuk e lanë më kurrë të ikte.
Dashuria e tyre vazhdon dhe dy balerinët ende e shijojnë praninë e
njëri tjetrit njëlloj si në fillime.

10. Enada Hoxha dhe Gerd Vaso: Ndonëse historia e tyre nisi si çift
rivalësh në balet para shumë vitesh, më pas ato u kthyen në një ndër
çiftet e preferuara të artit në Shqipëri. Dashuria për baletin i lidhi
akoma më shumë me njëri-tjetrin dhe bëri që lidhja midis tyre të
forcohej gjithmonë e më shumë.

Këto janë vetëm disa nga çiftet në Showbiz që kanë demostruar se
dashuria e vërtetë ia del të triumfojë kundrejt çdo sfide. Po ashtu kanë
provuar se karriera apo axhenda e zënë e një artist , gjithmonë gjen
dhe vend për dashurinë./Xing.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re