Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të shtyrë deri në një datë të pacaktuar zgjedhjet në Universitete.

Me një shënim në facebook, Fuga ka shprehur mirënjohjen për studentët që u mobilizuan për t’i thënë “jo” zgjedhjeve, ndërsa thotë se ata janë shpresa e vendit.

“Na dhanë një shuplakë të merituar! Ata nuk pranuan t’u merren të drejtat e tyre për të ushtruar ndikimin e tyre mbi shkollat ku studiojnë!

Ata u ngritën të revoltuar sepse panë që ka forca dhe individë që edhe mbi jetën e rinisë duke e rrezikuar me vdekje atë duan të marrin poste dhe privilegje duke shkelur ligjin! Ata dhanë një shembull heroik që tregon si mbrohen zgjedhjet edhe pse je i dobët, në minorancë, i mbyllur në shtëpi, i persekutuar, i dobët në dukje!”, shkruan mes të tjerash Fuga.

POSTIMI:

Ku e pashë të ardhmen e kombit!

Mirënjohje për ata qindra e mijra të rinj, studente dhe studentë, që me peticione, letra, kërkesa, lëvizje, organizime të shëndosha u mobilizuan për ti thënë :

Jooooooooooo! –
zgjedhjeve farsë në universitetet publike të vendit!

Zgjedhje pa ligj!
Zgjedhje pa zgjedhës!
Zgjedhje pa platforma!
Pa fushata!
Pa komisione zgjedhore!
Ata dhanë një mësim të mirë!
Na dhanë një shuplakë të merituar!

Ata nuk pranuan t’u merren të drejtat e tyre për të ushtruar ndikimin e tyre mbi shkollat ku studjojnë!

Ata u ngritën të revoltuar sepse panë që ka forca dhe individë që edhe mbi jetën e rinisë duke e rrezikuar me vdekje atë duan të marrin poste dhe privilegje duke shkelur ligjin!
Ata dhanë një shembull heroik që tregon si mbrohen zgjedhjet edhe pse je i dobët, në minorancë, i mbyllur në shtëpi, i persekutuar, i dobët në dukje!

Atyre nuk u bëhet vonë për zgjedhjet sepse e dinë që me këtë Ligj të arsimit të lartë, me këtë model universitetesh të degraduar rëndë, me këtë ministri arësimi, madje edhe mbi këtë lloj pedagogu që krahas profesorëve dhe profesoreshave të nderuara anëekënd vendit, nuk mungon të gëlojë pa mision, çdo gjë është farsë!

Kompetencat e këshillave studentore nuk kalojnë ato të studentëve në kohëne fashizmit musolinian!

Ata u ngritën jo thjesht për zgjedhjet por sepse u fyen rëndë!

Ata kanë turp në ballë!

Kanë nerv!

Ata djem dhe vajza janë shprersa e këtij kombi që po zhgërryhet baltave të historisë nga fati tij i keq, por edhe nga faji i tij tragjik!

Unë përulem përpara këtyre djemve dhe vajzave me lotë në sy dhe me zjarr në zemër duke i falenderuar sepse kanë bërë atë që qysh nga viti 1968 rrugëve të Parisi, Madridit, Romës, Berlinit, Nju Jorkut studentët nuk e kanë bërë. Ata ditën ta bëjnë!

Hallall mundimi për t’ju dhënë dije! Ju u treguat profesorë e shkuar profesorëve!

Ata djem e vajza kanë ideale në mendje e zemër!

Ata janë përtej pocaqive, dhe shpresa se me ta mund të mendojmë një të ardhme përtej pritshmërive banale, mediokre, ku vendi dhe politika është futur!

Ata janë shpresa jonë!

Ata nuk i ha dot as Saturni as qytetare Vdekja!

Përulem!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re