Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka propozuar radikalizim të aksionit opozitar, por thekson se nuk e di sesa fuqi mund të kenë.

Në mbledhjen e Grupit të PD me dyer të mbyllura, gjatë debateve dhe diskutimeve, Gjekmarkaj ka theksuar se aksioni është në muajin e katër, por edhe reagimi ndërkombëtar është tepër i vaktë.

“Në të njëjtën kohë, kur kemi hyrë në muajin e katërt, kur edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar është i vakët, po shoh që kryeministri po luan nga pozitat e forcës dhe nuk ka ndërmend të lëshoj, qofsha i gabuar nga mungesa e eksperiencës, madje po mendoj se atij i intereson të jemi pa zë dhe pa figurë, mos të artikulojmë asgjë, pra të jemi në barrikadën e protestës dhe jo në tribunën e fjalës”, eshte shprehur Gjekamarkaj.

Ndërkohë nga ana tjetër, deputeti Dashnor Sula ka thënë se “duhet të kemi propozimin e një qeverie në hije, ku të jenë figura të pastra opozitare”

“Askush nuk e mendon që Sali Berisha të behët kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra”, ka thënë Sula në diskutimet që janë siguruar nga gazetari i News24 Osman Stafa.

Agron Gjekmarkaj: Ky qëndrim opozitar ka pasur një rëndësi themelore për opozitën, pasi pas 2 vitesh, nuk luftuam më me njëri-tjetrin, por u përballem me qeverinë. Opinioni publik konfirmon se ne kishim të drejtë për kërkesat tona, të drejtat kushtetuese, mosndërhyrjen në punët e brendshme të PD, për komisionet hetimore parlamentare. Në të njëjtën kohë, kur kemi hyrë në muajin e katërt, kur edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar është i vakët, po shoh që kryeministri po luan nga pozitat e forcës dhe nuk ka ndërmend të lëshoj, qofsha i gabuar nga mungesa e eksperiencës, madje po mendoj se atij i intereson të jemi pa zë dhe pa figurë, mos të artikulojmë asgjë, pra të jemi në barrikadën e protestës dhe jo në tribunën e fjalës. Kjo sepse ai (Rama) e ka më të lehtë të përballet nëpërmjet kësisoj sesa ndërmjet debatit intensiv. Ai vazhdon e qeveris dhe ecën me axhenden e vet ne rrimë vendnumëro. Në këtë pikë që jemi besoj se na duhet një diversifikim i aksionit, ku fuqia e protestës të alternohet me fuqinë e fjalës dhe ti japë prioritet i saj. Të funksionarit si “grup i gatshëm” duhet te kete një limit. Pra ato çështje që ne i kemi ngritur në emër të protestës, t’i kthejmë në tema, debate në parlament, të akuzojmë qeverinë pa fund per kete autoritarizëm. Mesa e kam ndjekur unë linjën e kësaj partie, në këto 11 vite, ka pasur gjithmonë entuziazëm në fillimin e çdo  radikalizmi, por jo racionalizëm në daljen prej tij. Mua s’më pëlqen t’i referohem vetvetes, por javën e tretë kur kemi nisur aksionin, kur ka qënë edhe Sali Berisha këtu, ju kam thënë që rrezikojmë që të hyjmë në një fazë monotonie dheme kalimin e kohes , do kthehet në dobësi  e jona dhe mbase rrezikojme te humbasim edhe empatinë e shoqërisë.  Jane 2 probleme themelore, njëra anë është kauza e Berishës dhe tjetra opozita në protestë. Dhe të dyja mund të konsiderohen padrejtësi ndaj opozitës, dhe qeverisë i intereson të na lërëbrënda kësaj kornize. Pra qeverisë i intereson që Berisha të shfaqet në dyert e Spakut dhe ta ktheje këtë në temën kryesore të diskursit publiksipas menyres se vet, raportin e tij me drejtësinë, si dhe opozitën në një protestë të pakonsideruar, e cila ka  disa kërkesa, qëme kalimin e kohës humbasin vlerën e tyre, sepse po u afrohemi zgjedhjeve. Në këtë mënyrë s’kemi mundësi të organizohemi, të ndërtojmë platforma komunikimi me shoqërinë, të bëhemi atraktiv dhe konkurrues duke mbetur brenda një rrethi vicioz si udhëtar pa cak. Nëse mundemi ejani ta radikalizojme po realisht se di sa fuqi kemi per ta realizuar dhe mesa shoh e kemi te gjithe kete dyshim te gjejmë mundësi te bëjmë fjalën efikase sa me shume e kudo.

Tomor Alizoti: Ne nuk mund të japim shpresë njerëzve nëse s’jemi të bashkuar. Duhet t’u përgjigjemi votueve. Dhe nuk duhet të kemi frike ndaj një qëndrimi që duhet të mbajmë ndaj lideri te opozitës, për arrestimin e tij. Ne aktualisht nuk jemi një grup politik që mund të marrim vendime. Ne duhet të unifikohemi sepse nuk jemi të unifikuar, hapi i dytë më pas është të mbëjmë mbledhjet në seli ku e kanë vendin, të marrim vendime dhe të dalim në terren tek votuesit, tek qytetarët.

Dashnor Sula: Ne duhet të jemi të besueshëm për njerëzit. Duhet të kemi propozimin e një qeverie në hije, ku të jenë figura të pastra opozitare. Askush nuk e mendon që Sali Berisha të behët kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re