Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën Ministeriale e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë, ka folur për rëndësinë e arsimit.

Rama u shprehu idenë se duhet të krijohet një aleancë si NATO për arsimin, ndërsa shtoi se e ardhmja mbrohet nga dija dhe jo nga armët.

Ndër të tjera kreu i qeverisë u shpreh se urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionit demokratike, po shtohet dhe me shumë.

“Do të përpiqem të jem mikpritës i mirë për ju. Për ne është një moment përulës që të jemi vendi i parë në rajon që ju ka mirëpritur në këtë forum të rëndësishëm. Dua të falënderoj delegacionin nga Ukraina që kanë ardhur. Dua të falënderoj gjithashtu dhe presidentin e Këshillit të lartë të Turqisë dhe ministrin e arsimit të Hungarisë. I nderova këta dy persona, miq, pasi u jemi shumë mirënjohës për gjithçka që po bëjnë këto dy vende për të na ndihmuar në këtë rrugëtim tonin për të ndërtuar siç duhet sistemin e arsimit.

Si Turqia dhe Hungaria kanë qenë vende që kanë ardhur te ne para BE-së ndërkohë që ne mezi prisnim të kishin qasje në zonën europiane të arsimit të lartë, gjë që jemi të kënaqur që ka ndodhur.

Vendet e BP mund të jenë pjesë e këtij potenciali dhe mundësive që ofron zona europiane për arsimin.

Pa dashur që të hyj në thellësi të këtyre çështje, dua të faleroj Frederica Mogherin, qe ka kaluar në lëmin e arsimit sepse natyrisht e ardhmja nuk mbrohet nga arma, por nga dijet.

Armët janë të nevojshme kur vihet të rrezik jeta, por kur sheh që bota demokratike ka patur mundësi të përdor aq shumë para për t’i bërë rezistencë agresioni, ndërsa në fushën e arsimit fatkeqësisht vazhdon të mbete si një pjesë mish e këtyre buxheteve që përdoren.

Kjo duhet të na bëjë ne të reflektojmë dhe ajo që do të them unë nuk do të merret nga shumë vetë si asgjë tjetër, por si provokim.

Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit. Ajo që shikojmë më shumë, si urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionit demokratike, po shtohet dhe me shumë. Bazohet në një sistem që e ushqen.

E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën dhe duhet të jetë burimi i vendimeve tona bazuar në formacion. Duhet të jetë e ardhmja ajo e cila duhet të përcaktojë të shkuarën tonë. E ardhmja është ajo që mund të na mbajë bashkë, ndërsa e shkuara mund të sjelli gjithmonë arsye për t’u ndarë.

Më vjen keq që nuk ju siguruam një ditë të plotë me diell, u përpoqëm për këtë. Gjithsesi për ata që vijnë nga vende me qiellin gri nuk është keq dhe kjo”, tha Rama

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re