Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur nga Mallakastra në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ai tha PS do të sigurojë një proces transparent ndërsa shtoi se vendit i nduhet një president normal, që na bashkon dhe që zbaton Kushtetutën.

Balla: Procesi që Partia Socialiste për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe.

Ne na duhet një president qe te respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha një president qe na bashkon.

Një president qe përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do te jete një proces qe fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re