“Na duhet të jemi krah  njëri-tjetrit”- Konferenca e liderëve të Rajonit në Shkup , Albin Kurti publikon foto nga takimi me kryeministrin Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë në rrjetet sociale disa foto gjatë takimit me kryeministrin, Edi Rama  në Shkup.

Kujtojmë që kryeqytetin e Maqedonisë  së  Veriut u mbajt konferenca e liderëve të Rajonit për Planin e Rritjes se BE.

Kurti  shkuan se sfida mes Kosovës dhe Shqiperisë janë të ngjashme dhe të përbashkëta, ndaj në rrugë sipër duhet të jemi krah njëri-tjetrit.

Postimi i plotë:

Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.

Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re