Një qytetar ka denoncuar me video policinë e Korçës, që sipas tij nuk ka reaguar për dhunimin e xhaxhait të tij nga 3 persona.

Qytetari në fjalë, thotë se autorët që kanë rrahur xhaxhanë e tij janë persona të njohur për policinë, e për këtë shkak blutë nuk reagojnë për arrestimin e tyre.

I riu, i cili quhet Xhoni shprehet se është me pasaportë amerikane dhe se do të vëjë në lëvizje ambasadën në rast se nuk do të bëhet drejtësi për rastin e xhaxhait të tij.

“Skandal live nga Korça, (foto e dhunës në koment): “Pershendetje joq jam xhoni ndodhem ne komisarjatin e korces, dua te bej nje denoncim per policine… na kan gjuajtur me tyten e pistoletes xhaxhain 3 persona dhe tani jemi te policia por kta policat nuk na marin deklaratat na fshihen sepse i kane te njohur autoret.

Nuk esht rast i pare me keta persona ka shum raste me njerzit qe ju ka ren ne qafe dhe policia hesht. Un jam dhe me pashaport amerikane nese nuk behrt gje brenda 24 orve do mar ambasaden amerikane sepse shteti jone nuk ka drejtesi. Ju lutem publikoheni”, shprehet qytetari në video.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re