Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, një 32-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Mësohet se shtetasi Erind Shuteriqi ka ndërruar jetë, familjarët kanë thënë se i afërmi i tyre ka pësuar atak kardiak. Shuteriqi ishte vaksinuar dje me vaksinën “Pfizer”, që të mbrohej nga Covid. Nuk është kryer ende ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes. I riu nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Vetë mamaja e 32 vjeçarit ka shkruar një postim rrëqethës në facebook ndaj humbjes së djalit të saj.

Postimi:
Erind shpirt, zemra e mamit kjo qe na ndodhi ishte shokuese!
Cfare te kujtoj me pare mami
buzeqeshjen, miresine, embelsine, dashurine qe na dhuroje cdo dite!
Na e kepute koken bir por ti do jesh gjithmone brenda nesh dhe me ne gjithmone NE TE TRE!!!
Do te te duam gjithmone zemra jone!!!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re