Mjekja shqiptare, Andriada Meta, që ka shkuar në Itali në ndihmë të kolegëve të saj ka treguar se si është integruar me jetën aty. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel ka treguar se është vendosur në spitalin e Breshias në reaminacion, pasi është anesteziste.

Meta ka folur dhe për eksperiencën e saj personale dhe u përlot kur foli për një pacient 19-vjeçar është në gjendje të rëndë.

“Ne kemi parë shumë raste të vështira por një rast më ka prekur shumë. Ishte një 19 vjeçar i cili kishte dhe probleme të tjera shëndetësore. Ai nuk erdhi në gjendje të rëndë por u përkeqësua në spital. Kur i thamë që do të vendosim në intubim për të mirën tënde ai e aprovoi dhe qante njëkohësisht. Ishte vërtet prekëse. Ajo që më ka prekur është edhe fakti që pas çdo veprimi tonë ai na falenderonte”, tregoi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re