Vendimi i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit për reciprociotet sa i përket pikave kufitare me Shqipërinë, homologu shqiptar Edi Rama e ka përdorur më së miri për të justifikuar qëndrimet e tij të mëparshme.

Rama shprehet se ai nuk gënjente se kur nuk i hap gjithë botya, nuk mund ta bënte Shqipëria.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!

Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re