Kryeministri Edi Rama në një status në Twitter ka folur për hapjen kufijve, duke kujtuar se ai e bën atë që thotë, ndërkohë që ka shtete të cilat ende nuk i kanë hapur për shkak të frikës nga COVID-19.

Kreu i qeverisë e bëri të qartë se statusin nuk e ka me kushtet që ka vendosur Kosova për të gjithë shqiptarët që duan të futen aty, por kërkoi që njerëzit të kenë besim dhe durim.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!

Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkroi Rama në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re