Kanë mjaftuar 2-orë shi i rrëmbyeshëm në formë stuhie që qyteti i Kuçovës të përmbytet.Të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimim e mjeteve dhe njerëzve. Qyteti është i gjithi pa drita,pasi nën ujë është edhe Nën/stacioni Elektrik (TEC-i).

Prezenca e ujit në nën stacionin elektrik të qytetit,ka detyruar punonjësit të kryejnë stakimin e energjisë elektrike,pasi pjesa më e madhe e aparaturave janë nën ujë. Më problematike situata paraqitet në hyrje të qytetit, në dy rrugët përgjatë lulishtesh,në lagjet: Llukan Prifti,1 Maji,11 Janari,Tafil Skëndo etj.

Disa banesa në lagjen “11 Janari” janë nën ujë,oborret janë përmbytur dhe uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive,duke lagur gjithçja. Banorët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve por askush s’ju ka shkuar në ndihmë dhe të gjendur në këto kushte ata janë duke e larguar vetë ujin nga banesat, me pompa e fshesa.

Banorët pohojnë se,përmbyten disa herë në vit por askush nga pushteti vendor nuk vjen ti shoh e ti ndihmojë.”Jemi përmbytur disa herë,uji edhe sot na hyri brenda në shtepi, na u lagën rrobat, mobiljet dhe pajisjet elektro-shtëpiake. Si ka mundësi që askush nuk vjen të na shohë dhe ti japë zgjidhje kësaj situate të bllokimit të kanalizimeve? Na kanë hyrë ujërat e zeza në shpi pasi janë çarë tubacionet, si do shkojë ky halli jone?

Na zuri shiu, kalamajtë u mbytën brenda e dolën nga dritarja. Dera u mbyll e u prish. Kërkova ndihmë dhe policisë, erdhi burri nga puna. Hera e dytë që s’kam rrobë brenda, njomur komplet. Unë e tërhoqa vetë ujin, po natën ku t’i çoj fëmijët?‘-shprehen banorët e lagjes “11 Janari”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re