Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar një status në FB ku flet për betonizimin e Tiranës në 5 vitet e fundit duke akuzuar kryebashkiakun e kryeqytetit, Erion Veliajn.

Tabaku thotë se dikur nga Tirana mund të shihje Dajtin, shtëpitë e vjetra dhe vilat e viteve ’30.

Sot sipas saj, Tirana është kafshuar dhe e kanë lënë pa hapësira dhe histori pasi në rrugët e kryeqytetit sheh vetëm beton, pluhur, maune e gropa që ngrenë vetëm godina të larta.

Ajo paralajmëron se një ditë ”çibani i vërtetë” do e marrë përgjigjen e merituar që qyteti mos jetë një realitet prej çimentoje dhe pluhuri.

STATUSI NGA JORIDA TABAKU

Na ishte një herë një qytet që quhej Tirana. Dikur nga rrugët e saj shihje malin e Dajtit, shtëpitë e vjetra dhe vilat e viteve 1930. Englendiseshe në rrugicat e qeta dhe të bukura të Tironës derisa një filluan ta kafshojne qytetin. Duke e lënë pa histori, pa hapësira dhe duke ia fshirë Dajtin nga sytë.

Prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton, pluhur, maune dhe gropa që ngrenë lart e më lartë godina.

Kryebetonieri që shitet si ambientalist shton kullat në Tiranë. Pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital. Ndërsa Tirana zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit. Kështu një ditë prej ditësh çibani real do të marrë përgjigjen e merituar për paudhësitë e tij gjithë këto vite.

Që realiteti i qytetit të mos jetë më i një vendi ku çimento dhe pluhuri zënë vendin e oksigjenit.

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/posts/3610458229042116

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re