Prej disa muajsh fermerët e fshatit Drenovicë në bashkinë Dimal janë duke u përballur me mungesës e ujit për vaditjen e tokave bujqësore dhe serave,që ka sjellë edhe tharjen e dëmtimin e prodhimeve të tyre. Kjo situatë e rënduar,që po i çon ata drejt falimetimit,ka bërë që banorët të grumbullohen në rrugës e fshatit,për të protestuar kundër bashkisë Dimal.

Siç shihet edhe nga pamjet filmike të siguruara nga Fax News ,prodhimet brenda në sera janë tharë dhe kalbur,për shkak të mungesës së ujit për vaditje.

Banorët ankohen se,bashkia nuk u hap ujin për vaditje,pasi një pjesë e banorëve nuk kanë paguar taksat e bashkisë. Në këtë mënyrë-shprehen banorët-bashkia është duke penalizuar edhe të gjithë ata që paguajnë,që janë 80% e fermerëve dhe në këto kushte ne po shkojmë drejt falimetimit.

“Ne jemi taksapagues të rregullt dhe nuk i kemi asnjë lekë borxh bashkisë së Dimalit,prandaj kërkojmë që të na furnizojë me ujë për të vaditur serat tona,pasi të gjitha prodhimet janë drejt tharjes.Tashmë prodhimet tona si: domatja,speca,trangulli etj janë dëmtuara dhe nuk mund ti nxjerrim dot në treg për ti shitur sepse nuk na i blen njeri. Kemi investuar shumë për të ndërtuar këto sera,duke marrë edhe kredi në banka,dhe tani nuk kemi as ujë për ti vaditur prodhimet”-,shprehen banorët e fshatit Drenovicë.

Banorët deklarojnë se,nqs bashkia Dimal nuk e zgjidh problemin e tyre të vaditjes,ata do ti drejtohen Ministrisë së Bujqësisë dhe do të vijojnë protestat e tyre.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re