Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kërcënuan një 34 vjeçar në Elbasan për një shumë të konsiderueshme parash Në pranga ka rënë një 35 vjeçar, i cili së bashku me të vëllanë e shpallur në kërkim, kanosën të riun për t’ju dhënë shumën prej 200 000 eurosh.

Sipas policisë, paratë dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të përbashkëta kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një motomjet si edhe dhe dy celularë në pronësi të dy vëllezërve. Policia po punon për kapjen e 31 vjeçarit në kërkim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re