Lufta në Rusi dhe Ukrainë ka shkaktuar panik tek qytetarët shqiptarë të cilët janë grumbulluar përballë fabrikave dhe pikave të pakicave për të marrë miell me sasi të mëdha.

Nga vëzhgimi që “Fax Neës” bëri sot në terren rezulton se disa pika pakice në Tiranë janë boshatisur dhe qytetarët janë dyndur për të pasur mjell dhe rezerva.
Tregtarët thonë se janë trefishuar shitjet dhe kërkesat nga qytetarët janë të larta, ndërsa qytetarët thonë se janë rritur çmimi.

“Do marr 4-5 thes miell. Thonë që nuk do të ketë më miell prej luftës në Ukrainë. Janë formuar radhë të mëdha dhe thash hajde se do të marr miell. Çmimet kanë qenë në maksimum, nga 16 që kanë qënë deri dje kanë shkuar 20”, tha i moshuari.

“Lufta është në Ukrainë kurse populli vuan për miell këtu. Na ka hyrë frika në palcë se mos po plas lufta edhe në Shqipëri, s’ma ha mendja por sido qoftë populli është i frikësuar sepse lufta nuk është e mirë. Do të marr 5-6 thasë, por çmimi po rritet përditë. Ne jemi popull që ta blemë sa na i jep tregtari”, tha qytetari.

“Është bërë krizë për miell. Më thanë hajde sot pasdite erdhi fugoi mbaroi, nuk rrihet pa bukë”, u shpreh një qytetar.

Megjithëse kanë deklaruar se ekspertët kanë deklaruar se ka rezerva mielli dhe gruri kjo nuk i ka qetësuar qytetarët shqiptar”, tha qytetari.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re