Projekti i “Rindërtimit” në zonën e Bregut të Lumit ka ndeshur në protestën e banorëve të zonës, të cilët janë të paqartë nëse do të preken avllitë dhe banesat e tyre. Banorët kërkojnë informacion nga ana e institucioneve për zbardhjen e projektit, në mënyrë që të kenë të qartë nëse do të preken ose jo banesat e tyre.
Për mikrofonin e FaxNews, një qytetar u shpreh i shqetësuar se nuk e zë gjumi natën nga mungesa e informacionit, pasi sipas tij nuk e ka të qartë senëse do ia prekin shtëpinë apo jo.
“Ne kemi dal ketu se nuk na kanë dhenë asnjë lloj informacioni. Kemi frik se mos na shemben shtëpitë. Këtu nuk ka ardhur as prfaqësuesi i shtetit asnjë. Na ka kap paniku nuk na ze gjumi natën. Kemi 30 vjet që jetojmë në Tiranë dhe jam në process legalizimi. Ne jemi 3 kurora në një shtëpi.
Kanë dorëzuar projektin, por nuk ka thënë asgjë për banorët që janë këtu. Nuk dim a do na preken avllitë ose shtëpitë”, tha një banorë i zonës.
/faxweb