Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka mbajtur fjalën e tij në hapje të konferencës ku do të prezantoheshin gjetjet e bëra nga institucioni sa i përket imunizimit të shoqërisë shqiptare ndaj Covid-19.

Në fjalën e tij, Gjinushi u shpreh se kishin përsipër një barrë të rëndë dhe se për të mos e rënduar më shumë, qytetarët nuk duhet të dëgjonin teoritë e përhapura por vlerësimin e ekspertëve.

Skënder Gjinushi, kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Që në fillim Akademisë së Shkencave i ka rënë barra që të merrej me një nga problemet madhore, për luftën ndaj pandemisë dhe efektet e saj në Shqipëri. Për të gjetur mënyrën e përballimit të virusit, opinioni publik duhet të dëgjojë ekspertët dhe jo teori të tjera.

Gjatë gjithë kohës kemi pasur një shkëmbim informacioni. Jemi në një fazë ku janë arritur më shumë rezultate si pasojë e vaksinimit masiv të qytetarëve. Mediat sociale janë bërë pjesë e dezinformimit dhe mashtrimit duke përhapur teori të ndryshme.

Dëshiroj të falenderoj edhe ministrinë e Shëndetësisë. Që na ka mbështetur gjatë gjithë studimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re