Qentë e rrugës teksa lëvizin kope në qendër të Lezhës përbëjnë kërcënim për qytetarët, të cilët shpesh kanë rënë pre e kafshimeve.Përballë këtij shqetësimi në rritje, eshte gjetur rrugën më e shkurtër, duke helmuar masivisht qentë, që tashmë shihen të japin shpirt në shëtitore e lulishte.Zyrtarisht vendorët nuk prononcohen, por jashtë kamerave thanë se nuk kanë trajtuar asnjëherë kafshët e rrugëve.

Burimet shprehen se në buxhetin e vitit 2022 është parashikuar një fond i posaçëm për sterilizimin dhe rehabilitimin e qenve endacakë. E deri atëherë, qytetarët do të përballen me këtë shfaqje të shëmtuar dhe mbi të gjitha të jashtëligjshme.

Nje qytetar tregon se ka shkuar ne spital nga kafshimi qe i kane bere qente duke i rreziku dhe jeten e nje tjeter thote se ka shpetu mrekullisht.

Kjo problematikë është hasur më herët dhe në Korçë e Vlorë, ku institucionet vendore nuk kanë asnjë strategji dhe as fonde për trajtimin e kafshëve të rrugëve ndaj përfundojnë në eliminimin e tyre.

Ky veprim përveçse mizor është dhe antiligjor, pasi në kodin penal parashikohet dënimi deri në 3 vite burg për vrasjen e kafshëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re