Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferncë për media ku ka paralajmëruar padi penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm.

Berisha i cilësoi “individë që përdorin ligjin për antiligjin për të dhunuar të drejtën”, ndërsa shtoi se ata i kanë shpallur luftë opozitës.

Ish-kryeministri paralajëmroi se do të nxjerrë fakte në lidhje me iceneratorin e Tiranës.

“Ato që unë kam shprehur do t’i faktoj dhe përsëri nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë që të jeni një organizatë që vepron si një shoqëri parashtretërore. Do të ngremë padi penale nga këto grupe apo individë që përdorin ligjin për antiligjin për të dhunuar të drejtën.

Në disa konferenca do të njohim publikun me Erion Veliaj, Edi Ramën, Engjëll Agaçin për shkeljet e tyre të rënda ligjore, por dhe ju (gazetarëve) me fakte dhe dokumente mbi krimin e konsumuar nga mercenarët e partisë shtet të cilët paguhen, siç e tha vetë Rama, më shtrenjtë se presidentët e vendeve të rajonit, vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, Erion Veliajn, Engjell Agacion, Damian Gjiknurin etj.

Do të paraqesim padi penale për secilin prej tyre që shkel ligjin dhe shkruan kushtetutën. Kjo është një betejë. Ata na kanë shpallur luftë, ne i qëndrojmë betejës. Jemi në një betejë pa kthim”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re