Skip to content

‘Na kapi budallallëku’, Rudina nuk pushon së qeshuri live në emision

640 0 5cbdffb027c25

Rudina Magjistari mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të ndjekurat në orët e pasdites me emisionin e saj “Rudina”, ku trajton tema të ndryshme.

Ditën e sotme Rudina kishte ftuar drejtorin e programacionit të TV Klan, Albert Dumani i cili teksa po fliste për udhëtimin në Indi u ngatërrua.

“Teksa e shihje me sytë e ty*, me sytë e tu”, u shpreh Dumani dhe së bashku me Rudinën nisën të qeshnin.

“E mban mend Borgjezi Fisnik me Skender Sallakun? E bëre si ai”, i tha Rudina teksa të dy nuk pushonin së qeshuri.

“Na kapi budallallëku, marrim frymë thellë dhe ristartojmë”, u shpreh Rudina dhe më pas intervista vazhdoi normalisht.