Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë në Varshavë, ku është pritur nga homologu polak, Szymon Holoenia.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Spiropali tha se rikonfirmoi mbështetjen e Polonisë për Shqipërinë në procesin e integrimit europian, ndërsa theksoi se vendi ynë po ecën me ritme të shpejta për t’iu bashkuar bllokut.

“Shqipëria është vendi kandidat që ecën më me shpejtësi dhe vendosmëri drejt anëtarësimit në BE. Mbështetja popullore drejt anëtarësimit në BE mbetet më e larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo përbën një frymëzim dhe detyrim që të përshpejtojmë agjendën tonë të reformave drejt familjes tonë të natyrshme të cilës i përkasim.

Ne rikonfimuam që Polonia do të vazhdojë rolin e saj për çuarjen përpara të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, forcimin e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen e Shqipërisë në procesin drejt BE”, tha Spiropali.

Ajo gjithashtu foli për rolin e Shqipërisë për ruajtën e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Prioriteti i Shqipërisë është ruajtja dhe stabiliteti i marrëdhënieve të mirë fqinjësore për një rajon të sigurt dhe politikisht të qëndrueshëm, që zhvillon marrëdhëniet e duhura ekonomike brenda vetes dhe me vendet e tjera të botës.

I shpreha Holoenias në këtë takim vendimin e Polonisë për vendosjen e marrëdhënieve konsullore me Kosovën dhe angazhimin tonë që Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në rajon të vijojë të jenë faktorë të fuqishëm dhe një forcë shtytëse drejt bashkëpunimit dhe integrimit rajonal si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, tha kryeparlamentarja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko