Drejtori i përgjithshëm i Fax News, Petrit Beci ka reaguar për ndarjen nga jeta të Muharrem Fejzos si pasojë e koronavirusit.  Beci kujton takimin fundit që pati me mikun e tij rreth një vit më parë, kur u habit nga mendimet e tij rreth artit dhe disa fushave të jetës.

Ndër të tjera, thotë se Fejzo nuk ishte vetëm filmbërës, por edhe skulptor, piktor, bashkëskenarist dhe artist i gjithanshëm.

Petrit Beci: Iku e na la nga kjo flame e keqe qe po merr perdite e me shume njerez te njohur , nje nga profesionistet e brezit qe vune themelet e filmit shqiptar! Profesor Muharrem Fejzo nuk ishte thjesht nje filmberes,ishte shume me teper. Skluptor, piktor,bashkeskenarist,muzikant nje artist i gjithanshem. Nje njeri i mrekulkueshem,tolerant, me mendje te hapur, babaxhan, i dashur me te gjithe e sidomos me sens pozitiv karshi te rinjve !

Realizoi shume filma e ndermjet tyre dhe disa qe ngelen te perjetshem jo vetem per cilesine e tyre maksimale por dhe per mesazhet e qarta e te ndjera jo vetem patriotike por mbi te gjitha per mesazhet e vlerave njerezore .

E kisha takuar para nje viti per here te fundit dhe ngela i habitur per mendimet e tij gjithmone progresiste jo vetem per artin por per te gjitha fushat e jetes. Nje burre ne moshe me mendje ,zemer e shpirt rinor !

Te qofte dheu i lehte i dashur Miku jone ! Do te kujtojme gjithe jeten per ate cfare na ke dhuruar, art, miqesi, dashuri dhe ngrohtesine tende te pa shembullt!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re