Fillimi i muajit qershor pritet te nise me prezencën e vranësirave, kryesisht në mesditë dhe më shumë do jenë të fokusuara në vendet malore. Zonat bregdetare, qendra e territorit dhe jugu do karakterizohen nga moti i kthjellët.

Vlera termike do kenë një rritje gradualet, ku javën e parë do arrijnë 28-29 gradë.

Ndersa javën e dytë do kemi rritje të temperaturave në mbi 30 gradë. Temperaturat në kontinentin e Europës veriore do jetë njësoj si të 2019.

Do kemi temperatura shumë të larta, jo vetëm në Shqipëri dhe Ballkan por edhe në Europën qëndrore.

Edhe kjo verë do sjellë temperatura shumë të larta mbi 40 grade celcius.

Parashikohet që kulmi i nxehtësisë së kësaj vere, të shënohet në periudhën qershor-korrik kur temperaturat ngjiten në 40°C në disa qytete të shtrirjes perëndimore; madje edhe zonat verilindore Has-Kukës-Peshkopi pritet të shënojë gjatë muajve qershor-korrik, të ngjiten pranë 40 gradëve.

Vera e këtij viti ne pergjithesi do të ndjekë trajektoren termike të 5 viteve të fundit me temperatura të larta, por ndryshe nga vitet e tjerë, ditët shumë të nxehta gjatë verës 2020 do të jenë më të pakta.

Edhe tabloja e reshjeve gjatë periudhës qershor-shtator, paraqitet e varfër, pasi reshjet do të shfaqen në kontinent jo në trajtën e tyre të natyrshme, por në formën e 2-3 stuhive tropikale, të cilat do të sjellin kushte të motit ekstrem, kryesisht në Evropën Perëndimore. Ajo çfarë do të spikatë gjatë muajve të nxehtë të këtij viti, është shfaqja e stuhive tropikale, jo vetëm në pellgun e Mesdheut nga brigjet e Spanjës në Izrael, por edhe në gjerësi gjeografike veriore si veriu i Italisë, Austria, Hungaria dhe Gjermania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re