Është mbyllur protesta e banorëve të Rinasit, për shkak se rruga është kthyer në një sens. Për të tretën ditë radhë ata protestojnë që rruga të hapet siç ka qenë, ose në të kundërt do ti përshkallëzojnë ato.

Kryeplaku i Rinasit tha se është mashtruar nga kreu i ARRSH-së se do gjendej një zgjidhje për situatën por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Kryeplaku: Deri në këto momente ka qenë shumë e qetë. E përshkruat me këmbë rrugën. Këtu janë mbi 60 familje. Kërkesa jonë është që ato fëmijë të shkojnë në shkollë me këtë rrugë. Nuk ka rrugë tjetër. Nëse hapet një rrugë alternative ne tërhiqemi dhe iu kërkojmë ndjesë të gjithëve.

Nga të levizim ne? Ne kërkojmë  që të funksionoje jeta normale, skërkojmë favor tjetër. Protesta do të përshkallëzohet, do mblidhen edhe komunitetet e tjera, nga Tapiza, Preza. I bëj thirrje ashtu sic e dha urdhërin për ta bllokuar, ta zhbllokojë.

Unë s’dua të merrem me emra të përvecëm. Më mashtruan dhe mora premtim që do gjendej zgjidhje. Neser e në vazhdim e deri sa të hiqen tabelat. Nuk duam të hapim kutitë e votimit, po rrugën. Sot duam të hapum vetëm rrugën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re