Prej disa javësh shiu ka pushtuar të gjithë vendin dhe temperaturat e ulëta kanë shoqëruar reshjet.

Teksa i gjithë muaji maj u parashikua se do të shoqërohej nga reshje intensive shiu, rrezet e diellit pritet të çajnë në qiellin me re të zeza.

Pritet rritje e temperaturave nisur nga e enjtja dhe ulje të intensitetit të reshjeve të shiut pas fundjavës.

Sinoptikania Adiona Bani tha për News 24:

Temperaturat rriten nga e enjtja. Intensiteti i reshjeve të shiut do të ulet të premten. Pas fundjavës do të ketë më shumë ditë me diell.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re