Dod Gjoka dhe bashkëshortja e tij ditën e djeshme janë shoqëruar ne komisariatin e policisë Kurbin. Dod dhe Dila gjoka banojnë në një lagje të qytetit të Laçit ne banesë private aty ku dhe ndodhen disa familje te tjera. Sipas çiftit të moshuar shkak për shoqërimin bëhen policia bashkiake duke i dhënë prioritet fqinjit i cili ka bërë disa herë shitblerje toke.

“Policia rendit dhe ajo bashkiake nuk kontrollojnë dokumentacionin e tokës. Ne jemi me dokumenta të rregullta dhe na shoqërojnë padrejtesisht ne polici. Bashkia Kurbin si dhe policia duhet te veprojnë me ligj kundrejt atyre që kane shkelur ligjin.

Kemi qëndruar 4 orë në qelitë e paraburgimit, pa bërë asgjë. Edhe njëherë tjetër jam shoqruar për këtë problem. Nuk kemi bërë asnjë padi, por në bashki nuk na lënë të hyjmë.

Ne i treguam policisë letrat që kishim për ndërtimin, por na thanë se nuk pinin ujë. Pastaj ne kërkuam që të na kthehshin dokumentet mbrapsht por nuk na i dhanë dhe na shoqëruan në komisariat vetëm pse e prekëm për krahu”– u shprehën çifti i të moshuarve.

Çifti të moshuarve kerkojne nga institucionet vendore drejtësi dhe jo veprime antiligjore. Të moshuarve disa vite më parë është djegur banesa dhe jetojnë të vetmuar, pa fëmijë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re