Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar. Teksa ka publikuar disa foto nga Xhamia Kubelie në Kavajë, kreu i shtetit thotë se Shqipërisë imjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit. Presidenti thotë se duhet të jemi të vëmendshëm dhe të ndërgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i identitetit tonë kombëtar,

“Xhamia Kubelie në Kavajë e ndërtuar në vitet 1700 është një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike e kulturore, që për fat të keq provoi kazmën e regjimit diktatorial në vitin e zi 1967, si shumë objekte të tjera kulti.

Fatmirësisht nga ajo masakër kanë shpëtuar disa kolona, dëshmi se si arroganca e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme në çdo kohë për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore.

Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të ndërgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më.
Na mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit!”, shkruan Presidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re