Kasem Kasmi është 27-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Itali nga bashaktdhetari i tij, Mieka Zeka.

Vrasja tragjike e 27-vjeçarit ka tronditur familjen dhe të afërmit e tij.

Lexo edhe :Related Posts

“Na ke marrë shpirtin, biri im…Do të na mungosh shumë vëlla”, ka shkruar familja e Kasmit në rrjete sociale për humbjen e papritur të 27-vjeçarit.

Por kush ishte Kasem Kasmi

Kasem Kasmi viktima e vrasjes në lokalin Shaka në Frosinone, ishte një person që e donte jetën e mirë dhe këtë e tregonte edhe në rrjete sociale përmes postimeve. Në një nga fotot e shumta të shpërndara nga familja e tij, i riu duket i ulur në një karrige buzë pishinës.

27-vjeçari prej disa vitesh jetonte në Itali së bashku me vëllain e tij Ervin. Kasmi kishte një të kaluar me mosmarrëveshje dhe konflikte me autorin që i mori jetën, Mikea Zeka. Siç raportojnë mediat italiane dy të rinjtë kishin debatuar për një vajzë, të paktën kështu pretendonte Zaka në polici.

Hetuesit, megjithatë, nuk e besojnë plotësisht motivin sentimental pas të shtënave. “Hetimet nuk kanë përfunduar”, tha Prokurori i Republikës së Frosinone Antonio Guerriero. Pista tjetër që po hetohet është ajo e konflikteve mes bandave për pazare droge.

Ngjarja

Gjithçka nisi në ambientet e lokalit “Shake” në rrugën “Aldo Moro” në Frosinone, ku 4 shqiptarë të ulur në një tavolinë filluan debatin me 5 të tjerë po me origjinë shqiptare të ulur në një tavolinë tjetër.

Pas grindjeve mes tyre, 23-vjeçari Mikea Zeka ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar 10 plumba në drejtim të grupit tjetër, ku një prej tyre kapi në gjoks 27-vjeçarin Kasen Kasmi i cili humbi jetën në vend, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone. Në momentin e të shtënave, në restorant ndodheshin të paktën 50 klientë.

Dëshmia e 23-vjeçarit

Pas arrestimit Zeka ka dëshmuar para policisë se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë e dikurshme me dy vëllezërit Kasen dhe Ervin Kasmi, ku shkaku ishte një vajzë.

“Isha në bar me miqtë e mi kur u afruan. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese . Me Kasen ka pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze ”, ka deklaruar

23 vjeçari në prani të avokatit të tij, menjëherë pas arrestimit. Ndërkohë që pistat që po heton policia janë dy, ajo e prostitucionit si dhe shpërndarja e drogës. Por hetuesit italianë nuk përjashtojnë as mundësinë që krimi mund të jetë bërë dhe për çështje nderi, duke ju referuar Kanunit.

Më tej 23-vjeçari ka treguar se kur pa që të katërt bashkëkombasit e tij po i afroheshin në mënyrë kërcënuese në tavolinën ku ndodhej ai dhe miqtë e tij, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

“Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova. Por për të mbrojtur veten”, u shpreh Zeka. Por i riu tha se pavarësisht të gjithave ishte penduar për krimin që kishte kryer.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re