ELBASAN – Koronavirus nuk ka mbyll në banesa vetëm qytetarë në Tiranë por në gjithë Shqipërinë, në Elbasan kanë gjetur një mënyrë shumë atraktive për t’u argëtuar në banesat e tyre.

Pasditen e sotme një emision është zhvendosur nga studio në mes të disa pallateve për të argëtuar banorët që janë izoluar nga virusi, duke pritur telefonata e tyre dhe duke dëgjuar se si po përjetohet jeta në karantinë.

Përjetimet ishin të ndryshme dikujt i mungonte jeta jashtë dhe kafeja e dikush tjetër mendonte për faturat e ujit dhe të dritave.

Emisioni i zhvendosur për të argëtuar banorët nuk mund të ishte pa muzikë dhe drejtuesit e emisionit janë kujdesur që të plotësojnë kërkesat e disa nga banorëve me muzikë të mirë.

(D.K/Dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re